Alan Edwards ka thënë se hetimet janë mjaft të vështira pasi që dokumentet një pjesë e dokumenteve nuk gjenden në Kosovë.
Alan Edwards, shef i hetimeve në EULEX, në intervistën ekskluzive dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka deklaruar se secili nga të dyshuarit në rastin e tjetërsimit të pronave ka patur rolin e tij brenda grupit kriminal, përfshirë edhe Azem Sylën.
“Ka role për të gjithë brenda grupit kriminal të organizuar. Te një numër i njerëzve ne i kemi bastisur pronat e tyre, sepse ata kanë marrë tokë. Një numër të vogël të njerëzve na është dashur t’i arrestojmë sepse besojmë që ata kanë ndërmjetësuar në vjedhjen e tokës. Një nga këta njerëz është Azem Syla. Disa nga këta njerëz janë më lartë në hierarkinë e grupit se të tjerët”, ka thënë shefi i hetimeve në EULEX, Alan Edwards.
“Vështirësia e hetimit është që disa dokumente janë në Kosovë dhe disa janë në Serbi. Por ne jemi duke punuar edhe këtu edhe në Serbi për ta kryer këtë hetim”, ka thënë Edwards.
https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0