LAJMI I FUNDIT:

Heshja e Lornës fiton çmimin Lux

Heshja e Lornës fiton çmimin Lux

Historia e emigrantes shqiptare shpallet si më e pëlqyera prej deputetëve të Parlamentit Evropian. Në një ceremoni të zhvilluar në Strasburg, në emër të Parlamentit, presidenti Pöttering i dorëzoi regjisorit Luc Dardenne, Çmimin "Lux".

“Heshtja e Lornës”, ku rolin kryesor e interpreton aktorja kosovare Arta Dobroshi, mori numrin më të madh të “votave” nga eurodeputetët, duke përfituar një mbështetje financiare me vlerë prej 87 mijë eurosh për subtitrimin e filmit në 23 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.

Duke hapur ceremoninë Hans-gert Pöttering theksoi se ky çmim është një vlerësim për krijimtarinë dhe diversitetin gjuhësor, duke i dhënë mundësinë filmit fitues të shfaqet në të gjitha kinematë e botës. Me himnin e BE-së në sfond, regjisori Dardenne tërhoqi trofeun, një Kullë Babeli e krijuar me pelikul filmi.

Duke treguar se sa e vështirë është të shohësh një film të prodhuar në vende të tjera të Evropës, Dardenne tha se “Lux” është ndoshta “shërimi i këtij problemi”. “Heshtja e Lornës”, gjithashtu fitues çmimit për skenarin më të mirë në Kanë, u zgjodh nga deputetët mes tre finalistëve të përzgjedhur nga një juri profesioniste.


"Le silence de Lorna", shënoi një tjetër kthim të suksesshëm të vëllezërve belgë Jean Pierre dhe Luc Dardenne, por edhe një film me fat për aktoren kosovare Arta Dobroshi, e cila duket se shënoi fort në këtë debutim të sajin. /shekulli/telegrafi/