LAJMI I FUNDIT:

Hervin Çuli, rikonfirmohet drejtor i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë

Hervin Çuli, rikonfirmohet drejtor i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë

Hervin Çulit i është besuar sërish posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, e jo Ema Andresë, Genci Fugës dhe Laert Vasilit.

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave vendosi të emërojë sërish Hervin Çulin, pas propozimit të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Çuli ka drejtuar teatrin në katër vitet e shkuar, ndërsa së fundmi ai është kritikuar edhe nga aktorët gjatë debatit për godinën e teatrit. Gjithashtu, Çuli ka debatuar me aktorët për idenë e zhvendosjes së përkohshme të teatrit te skena “Turbina” në periferi të Tiranës.


Çuli me profesion është regjisor teatri. /Telegrafi/