LAJMI I FUNDIT:

Heqja e DRM-it do të zvogëlonte piraterinë?

Heqja e DRM-it do të zvogëlonte piraterinë?

Një studim i universitetit Rice mbi ndikimin e DRM-it mbi piraterinë sipas pohimeve tregon se heqja e DRM-it nga përmbajtjet digjitale do të zvogëlonte sasinë e titujve pirat, dhe nuk do ta rritte atë.

Përfundimi i pazakontë pason nga premisa se kopjimi e bën më të vështirë piraterinë, por dhe ka ndikim negativ mbi shfrytëzuesit legal. Sipas hulumtuesve, vetëm shfrytëzuesit legal paguajnë çmimin e plotë dhe krahas kësaj duhet të durojnë të gjitha restriksionet që sjell mbrojtja.

Shumë shfrytëzues për shkak të kësaj vendosin që të bëjnë kopje pirate të muzikës dhe filmave për shkak se back upi i muzikës dhe i filmave me mbrojtjen DRM është tepër i rëndë. Pasi që edhe skemat më efikase të mbrojtjes në fund të fundit thyhen, ato nuk arrijnë të dekurajojnë ata të cilët kanë vendosur të vjedhin përmbajtjet.

Të gjitha këto janë të dhëna të njohura prej më parë, por arsyeja për shkak të së cilës heqja dorë nga DRM-i do të rriste shitjen legale, e do të zvogëlonte sasinë e piraterisë.


Sipas modelin analitik të cilin e kanë mbaruar hulumtuesit, me largimin e mbrojtjes do të mund të rritej konkurrimi, të zvogëloheshin çmimet dhe të zvogëloheshin të gjitha komplikimet të cilat sjell me vete DRM-i, dhe në këtë mënyrë të rritet numri i atyre të cilët blejnë përmbajtjet legale.

Studimi të cilin e kishin porositur djemtë nga TPB mund të gjendet këtu. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori