Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës është skuadra e Prishtinës e cila luajti edhe në Ligën e Evropës.
Kësisoj skuadra nga kryeqyteti kosovar në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e vetëm nga Liga e Parë, Vushtrrinë.
Ndeshja tjetër e gjysmëfinales do të jetë ajo mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Drenicës.
Kujtojmë që ndeshjet gjysmëfinale do të luhen nga dy takime vajtje ardhje. /Telegrafi/ Çiftet:
Prishtina - Vushtrria
Vëllaznimi - Drenica

Nga
Telegrafi
09/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































