Hedhet shorti, këta janë numrat e partive politike për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.
Partitë politike janë renditur me këto numra, sipas shortit: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 94, Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 47, Vetëvendosje - 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban numrin - 50, Aleanca Kosova e Re me numrin - 34, Nisma për Kosovën ka numrin - 31, Lista Serbe - 29, Alternativa - 30, Lëvizja për Bashkim - 15, Partia e Drejtësisë 44, Partia e Oliver Ivanovic- 57, Partia e Ashkalinjëve të Kosovës - 75, Balli Kombëtar i Kosovës - 21, Partia Ekologjike e Kosovës - 25, Bekim Ibishi (kandidat i pavarur) - 61, Basri Brahimi (kandidat i pavarur) - 14, Partia Ura - 19, SLS - 96, Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat - 89, Istref Elshani (kandidat i Pavarur) - 52, Partia Liberale Egjiptiane - 45, Iniciativa Qytetare shqiptare - 91, Riza Kryeziu - 20, Selajdin Bytyqi - 93, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës - 82, Naroda Pravda - 76, Partia e Ashkalinjëve për Integrim - 77, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës - 86, Ylber Islami - 9, etj.
Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. /Telegrafi/





















































