LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë

Haziri: Taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për taksën ndaj mallrave serbe.

Përmes një shkrimi në Twitter, Haziri ka thënë se taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti.

Sipas tij, çështja e taksës ka qenë pjesë e marrëveshjes dhe si e tillë duhet të zbatohet.


“Taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti. Ne jemi të vetëdijshëm që ky proces kërkon ca kohë, por kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes dhe duhet të zbatohet ashtu siç është rënë dakord. Çështja e taksës dhe reciprocitetit është debatuar në fushatën zgjedhore”, ka shkruar Haziri.

Grenell i drejtohet Veselit: SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës – Albini ka të drejtë
Lexo po ashtu Grenell i drejtohet Veselit: SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës – Albini ka të drejtë

E kreu i PDK-së, Kadri Veseli më herët i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit paralajmëroi heqjen e tarifës 100 për qind.

“Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën”, kishte shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar, propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019
Lexo po ashtu Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar, propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019

Pas deklaratës së Veselit pati reagim nga Përfaqësuesi Special i SHBA-së, Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Kadri, SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës 100 për qind. Ajo dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës. Albini ka të drejtë në këtë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Reagimi i Veselit ka qenë i menjëhershëm duke i kthyer përgjigje Grenellit.

Propozimi i Veselit për pezullimin e taksës, dokument të cilin ia kishte dhënë edhe ambasadorit amerikan
Lexo po ashtu Propozimi i Veselit për pezullimin e taksës, dokument të cilin ia kishte dhënë edhe ambasadorit amerikan

Veseli e ka quajtur gënjeshtar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori