LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra të veriut të kalojnë në Serbi

Haziri: Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra të veriut të kalojnë në Serbi

Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka insistuar se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis.

“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve.


Ai madje vazhdon ta sheh si një zgjidhje shkëmbimet e territoreve.

“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”.

Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i sheh shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën serbi.

“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”.

I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt.

Haziri: AAK nuk është në radhë për ta marrë presidentin
Lexo po ashtu Haziri: AAK nuk është në radhë për ta marrë presidentin

“Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.

Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptarë i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori