Në Seminarin e 102-të të Rose-Roth, i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për angazhimet e qeverisë në reformën në drejtësi ku ka theksuar rëndësinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Theksojmë nevojën për profilizim më të madh të policëve, prokurorëve e gjyqtarëve. Si qeveri jemi duke punuar të shtojmë buxhetin për institucionet e drejtësisë me qëllim që ata të kenë mundësi të luftojnë edhe veprat e tjera. Është e rëndësishme që sot institucionet e Kosovës janë të pakorruptuara, kemi qeveri me duar të pastra që nuk toleron keqpërdorime dhe adreson secilën shkelje që mund ta gjejmë”, tha ajo.
Haxhiu ka thënë se janë duke punuar edhe për strategjinë për drejtësi tranzicionale.
“Jam po aq e shqetësuar sikurse qytetarët me rritjen e rasteve të dhunës në familje. Ende vlerësoj se një përqindje e vogël po raportojnë dhunën. Kemi ndërmarrë disa veprime, kemi miratuar strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje, kemi ofruar mbrojtje juridike për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës”, tha Haxhiu.
Ministrja Haxhiu ka thënë se synimi i qeverisë është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe sipas saj puna e qeverisë është fokusuar që Kosova të ketë drejtësi të pavarur dhe efikase. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri