Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat me opozitën.
Kështu u shpreh ajo pas deklarimit të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi se pushteti aktual po tenton ta kthejë vendin nga demokracia në autokraci.
Pas deklaratës së Haxhiut kanë deklaruar edhe deputetët e opozitës.
Paraprakisht ministrja ka kritikuar institucionet për mos efikasitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Haxhiu në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje deklaroi se gjatë këtij viti kanë ndarë buxhet rreth 900 mijë euro për strehimoret. Sipas saj, ky është buxheti më i lartë krahasuar me vitet paraprake.
Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mentaliteti patriarkal, siç tha Haxhiu, janë faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e dhunës në familje.
“Ne kemi databazën në kuadër të MD-së ku shohim futjen e të dhënave nga strehimoret, policia, prokuroria e gjykatat. Institucionet që janë kyçe në këtë proces nuk po fusin të dhënat, përkundër faktit që kanë llogari. Hallkat elektronike tashmë ne kemi ndërmarrë, qeveria për herë të parë ka ndarë në buxhet, tashmë janë në fund të procesit”, deklaroi ajo, raporton kp.
Para anëtarëve të këtij komisioni, Haxhiu shtoi se ka shumë punë për të bërë sa i takon rasteve të dhunës në familje.
Ajo tha se ende nuk ka raste disiplinore për institucionet që nuk po kryejnë detyrën e tyre si duhet.
“Që nga momenti qe kam pranuar detyrën, çështja e dhunës në familje është bërë prioritet i Qeverisë së Kosovës. Prandaj besoj që pajtoheni që në dy vite e gjysmë i është dhënë vëmendje institucionale dhunës në familje dhe në bazë gjinore. Nuk ka ndonjë vend tjetër që ofron ndihmë juridike falas. Po ashtu kemi hequr procedurat burokratike për viktimat e krimit”, tha Haxhiu.
Ajo bëri të ditur se gjatë fushatës të 16 ditëve të aktivizmit, do të lansojnë projektin për punësimin e grave të dhunuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë