Haskuka dhe Ahmeti në Prizren së bashku

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur sot në takim kryetarin e Prishtinës dhe bashkëpartiakun e tij Shpend Ahmetin, së bashku me ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun.
Gjatë këtij takimi u diskutua për shkëmbimin e përvojave në mes komunës së Prizrenit dhe të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur Haskuka përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:Gjatë ditës pata një vizitë të veçantë nga miku dhe kolegu im, kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, si dhe ish nënkryetari dhe deputeti Dardan Sejdiu. Biseduam për përvojat e tij me qeverisjen e Komunës së Prishtinës, si dhe mënyrat se si të përmirësohet funksionimi i administratës së Komunës sonë. Shpendi më premtoi që do të asistojë nëpërmjet drejtorëve përkatës të tij për rifunksionalizimin e aparateve për dhënjen e dokumenteve, sistem i cili do të lehtësojë marrjen e dokumenteve nga ana e qytetarëve.









































