Site icon Telegrafi

Harry Styles dhe Emma Corrin fotografohen gjatë xhirimeve të filmit “My Policeman”

Harry dhe Emma Foto: Daily Mail

Harry Styles dhe Emma Corrin janë ‘çift’ në filmin që do të transmetohet së shpejti “My Policeman”.

Dyshja së fundmi janë parë në Brigton për xhirime, derisa ishin të veshur sikur në stilin e viteve të 1950-ta, shkruan Daily Mail.

27-vjeçari në këtë film ka rolin kryesor, prodhimtari kjo që bazohet nga novela e Bethan Roberts.

Foto: Daily Mail

Harry do të shfaqet si polic me emrin Tom, i cili është i martuar me Emman, ndërsa ka aferë me kuratoren e një muzeu.

Derisa fotografoheshin gjatë xhirimeve, palët u panë duke biseduar mes vete, teksa ishin të kapur krah më krah.

Foto: Daily Mail

Ekipi që po qëndronte pas tyre shiheshin me maska mbrojtëse, kurse po përkujdeseshin për ecurinë e punës. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail
Exit mobile version