Telegrafi

Harris ka zgjuar entuziazmin tek votuesit sikur Obama në vitin 2008

Entuziazmi rreth ofertës presidenciale të Kamala Harrisit nuk është ndjerë që nga viti 2008, thotë strategia demokrate, Julie Roginsky.

Harris ka shijuar një mbështetje në rritje që prej vendimit të Joe Bidenit për të tërhequr kandidaturën e tij në garën presidenciale dhe për të mbështetur zëvendëspresidenten amerikane.

Ajo tashmë ka siguruar mjaft delegatë demokratë për t’u bërë kandidate për presidente të SHBA-ve.

“Unë mendoj se nuk kam parë këtë lloj entuziazmi që kur Barack Obama kandidoi në vitin 2008”, tha Roginsky për skynews.

Në lidhje me demografinë e votuesve që Harris do t’i duhet të tërheqë, Roginsky tha se “ajo duhet të nxjerrë votues shumë më të rinj. Natyrisht, ata janë në TikTok. Unë nuk jam”.

Lexo po ashtu Këta liderë biznesi dhe miliarderë po mbështesin Kamala Harris - në garën për president të SHBA-së

“Ajo duhet të motivojë votuesit me ngjyrë që të dalin të votojnë për të në mënyrë që, fatkeqësisht, presidenti nuk po arrinte t’i tërhiqte. Sipas sondazheve të fundit, ajo është në një pozicion të mirë për të arritur të dyja këto gjëra”, pohoi ajo.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), ku Harris do ta ketë si kundërshtar republikanin Donald Trump. /Telegrafi/