Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në takim me qytetarët e Gjilanit tha se me ardhjen e tij në Qeveri do ta largojë ndikimin e Serbisë nga Kosova.
“Problemi i parë i Kosovës dhe Qeverisë është me largu, mos me leju influencën e Serbisë, që si qëllim ka me të pengu, me të vonu, me të ndal. Dhe do ta bëjmë këtë. Po vjen koha, e kjo e ka dhe një rëndësi të madhe. S’kemi me mujt me u anku, se po na pengon Serbia. Ka me ardh një ditë me pa veç vet a jemi në rregull. Qysh po qeverisim ne vet. Kjo është bukur serioze. Do ta heqim ndikimin e tyre”, tha Haradinaj.
Sipas tij e vetmja zgjidhje për qytetarët më 11 qershor është koalicioni PDK-AAK –Nisma
“Me të 11 kemi me zgjedh një Qeveri LDK, e një kryeministri të shkarkuar. I shkarkuar dhe prej kryeqytetit. Nuk mendoj se është perspektiva jonë. Po ashtu keni me zgjedh eksperiment potencial, ata që nuk dëshmuan që kuptojnë seriozitetin e shtetit. Zgjidhja jonë në këtë etapë, Qeveria jonë është në numrin 12”, tha kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma.
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK, tha se ka ardhur koha që Kosova ta bëjë kthesën dhe koha është që me njerëzit të cilët kanë bërë ndryshime.
“Ka ardhur koha për një zhvillim dhe prosperitet. Kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, por Kosova nuk është ajo që e dëshiruan brezat tanë”, tha ai.
Magbule Shkodra, kryetare e forumit të grave në AAK, është shprehur e bindur se Ramush Haradinaj do të qeverisë me vendin pas 11 qershorit.
“Më 12 qershor është dita e fitores tonë. Anamorava dhe gjithë Kosova nuk do të harrohet nga kryeministri jonë”, ka thënë Shkodra.
Ndërsa Halil Matoshi, i cili kohë më parë aderoi në AAK, tha se sot është kthyer në shtëpinë e tij.
“Unë në vitet e 90-ta i kam besuar Rugovës, tash i besoj Ramush Haradinajt. Së bashku do ta bëjmë një shtet modern”, ka thënë ai.
Rexhep Kadriu, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, tha se qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të një regresi dhe një tuneli të pa dritë.
“Jemi dëshmitarë se jemi pa arsim cilësor dhe pa zhvillim ekonomik. Haradinaj të gjitha këto synon t’i zhvillojë”, ka thënë Kadriu. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame