LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj premton projekte zhvillimore për Kamenicën

Haradinaj premton projekte zhvillimore për Kamenicën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpalosur programin qeverisës për komunën e Kamenicës, ku qytetarëve u është premtuar zhvillim ekonomik, përfshirë bujqësinë, turizmin dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se subjekti që ai e drejton ka një lidhje të kamotshme me Kamenicën, ndërsa theksoi se bashkë me Faton Jakupin do të zhvillojnë edhe këtë trevë të harruar nga qeverisjet e kaluara.

Ndërkaq, u zotua për projekte zhvillimore në këtë komunë  dhe për këtë ftoi qytetarët që të votojnë numrin 50.


“Nëse dojmë të vërtetojmë se a ka ndodhur zhvillimi, që qeverisja po jep efekt, duhet të mbërrijmë ë skajet e atdheut. Në Kosovë kanë ndodhur disa pabarazi, janë disa treva që janë lënë të harruara, edhe kjo trevë nuk e ka parë zhvillimin si duhet. Mirëpo është një situatë tjetër, kapaciteti i Kosovës është duke u rritur… Unë i kam premtuar Fatonit, që me nisjen e punës, atë ditë që ia nis punës, ne do të hyjmë konkret në projekte serioze zhvillimore. Do të ftojmë edhe investitorë të jashtëm sepse ka mundësi, ka potencial, sepse Dardana ka resurse, nuk është një vend pa mundësi zhvillimi, por kuptohet don çdo ditë me ndodhë puna… Sikur të ma kishte nderuar Dardana me ma dhënë votën, po iu them që atëherë isha hy në borxh”, tha ai.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi ka thënë se nëse zgjidhet kryetar, fitues do të jenë qytetarët, të cilët do të shijojnë të mirat e mirëqeverisjes.

E kjo mirëqeverisje e premtuar, sipas tij nuk mund të realizohet pa mbështetjen e qytetarëve, program përmes së cilit synohet zhvillimi ekonomik dhe i gjithë sferave të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Synimi im është mbështetje të rritur për bujqit, blegtorët, pemëtarët, të gjithë komunës së Dardanës. Synimi im si kryetar është mbështetje për biznese të vogla dhe të mesme me subvencione dhe grante, mirëmbajtja e sektorit të turizmit dhe atyre që merren me vlera artistike. Drejtimi i qeverisjes lokale do të jetë nga qytetarët dhe për qytetarin. Do të ndërtojmë infrastrukturë bashkëkohore dhe të mbikëqyrur teknikisht”, tha ai.

Në këtë aktivitet zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë prezantuar edhe kandidatët për asamblistë për kuvendin komunal të Kamenicës./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep

Magazina
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori