LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Politikanët i marrin vizat, mos ua mbani dertin

Haradinaj: Politikanët i marrin vizat, mos ua mbani dertin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur për gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë tha se vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë është nder që i bëhet vendit, por sipas tij, nuk ka shumë hapësirë diskutimi për Demarkacionin.

Haradinaj ka folur edhe rreth raportimit në media se i është refuzuar edhe viza për Britani të Madhe, pastaj ka folur edhe Gjykatën Speciale etj.

Kryeministri në një adresim para mediave tha se vizita e kryeministrit të Malit të Zi është nder që i bëhet Kosovës.


Ai tha me këtë vizitë tentohet të thellohen raportet ndërshtetërore dhe të nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi, ndërsa lidhur me mundësinë e diskutimit të marrëveshjes për Demarkacionin, Haradinaj tha se tema është në Kuvend dhe ka pak hapësirë diskutimi rreth kësaj çështje.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka folur edhe rreth raportimeve se i është refuzuar viza edhe për vizitë në Britani të Madhe, raporton Telegrafi.

Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së, shkak viza
Lexo po ashtu Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së, shkak viza

“Shumë keq është nëse ndodh. Mirë na i kishin bo politikanëve me na i refuzu vizat, por me ja u jep qytetarëve. Politikanët i marrin vizat, mos ia bani dertin… Problemi është që Kosova është e izoluar’, tha Haradinaj.

Ambasada Amerikane nuk e komenton çështjen e vizës për Kryeministrin
Lexo po ashtu Ambasada Amerikane nuk e komenton çështjen e vizës për Kryeministrin

“Unë kom vizitë në Angli me 26 shkutt. Për me qenë i rregullt kom aplikuar si çdo qytetar, procedura më e shkurta ish pesë ditë. S’kam kërkua procedurë të jashtëzakonshme. Shkrimet që kanë ndodh nuk e di pse jonë ashtu por nuk është e vërteta”, tha Haradinaj.

Ai tha se çështja e shfuqizimit të ligjit ka ardhur në Qeveri, është në procedurë të zakonshme dhe do të jetë në rend dite kurdo që e sjell procedura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori