Ka filluar të mbahet manifestimi për Ditën Olimpike i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Dita Olimpike në Kosovë do të shtrihet në 25 komuna të ndryshme të vendit, ndërsa pjesëmarrës do të jenë rreth 15 mijë fëmijë që kanë lindur në vitin e Pavarësisë (2008).


Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që u ka dhënë mbështetje fëmijëve në vrapimin e tyre.

"Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve. Sot, iu bashkova moshave të vogla në fillimin e maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve".

"Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese. Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre", ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

/Telegrafi/

telegrafi sport app