Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës, ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar votat në tri komuna, Prishtina, Peja dhe Leposaviqi.
Edhe këto tri komuna pritet të përfundojnë sot.
Nga rezultatet e gjertanishme është bërë e qartë se disa figura politike kanë fituar besimin e qytetarëve për më shumë se gjashtë mandate në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është politikani i vetëm që ka arritur të zgjidhet deputet në të gjitha legjislaturat që nga paslufta.
Haradinaj ka fituar mandatin e deputetit plot nëntë herë. Megjithatë, më vonë ka pasur raste kur ai është tërhequr nga mandati për arsye të ndryshme.
Pas tij, Enver Hoxhaj është politikani tjetër me më së shumti mandate të fituara, duke qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në tetë legjislatura, që nga zgjedhjet e dyta të pasluftës.
Një tjetër figurë me një karrierë të gjatë parlamentare është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Fillimisht i njohur për muzikën e tij, Krasniqi iu bashkua PDK-së dhe prej vitit 2007 ka siguruar vazhdimisht mandatin e deputetit, duke qenë pjesë e shtatë legjislaturave.
Përveç tyre, edhe deputetë të tjerë kanë arritur të fitojnë mandatin për herë të gjashtë, duke u konfirmuar si politikanë me përkrahje të qëndrueshme.
Telegrafi publikon listën e deputetëve dhe mandatet e fituara ndër vite
Ramush Haradinaj (2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Enver Hoxhaj (2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Memli Krasniqi (2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Glauk Konjufca (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Hykmete Bajrami (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Time Kadrjiaj (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Blerta Deliu – Kodra (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Anton Quni (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Bekim Haxhiu (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Arben Gashi (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Armend Zemaj (2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Kujtojmë Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në zgjedhjet parlamentare ka marrë pjesë në vitin 2010.
Lideri i saj Albin Kurti në vitin 2021 nuk kishte garuar për deputet për shkak të një vendimi gjyqësor që ia ka pamundësuar një gjë të tillë.
Derisa kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, në një kohë kishte kishte jashtë skenës politike duku u angazhuar si Guvernator në BQK.
Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ishte angazhuar në politikë me LDK-në nga viti 2017./Telegrafi/