​Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, duke thënë se aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare.

Haradinaj ka  kërkuar nga organet  e rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t'i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig.


Postimi i Haradinajt në Facebook:"Sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare. U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t'i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig. RH", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/