Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Betejës së Çabratit.
Para të pranishmëve të shumtë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, kryeministri Haradinaj tha se Beteja e Çabratit dëshmon për një lloj të ri, modern, të trimit shqiptar – flet për ushtarin urban, një ushtar të edukuar mirë, që sakrifikon çdo gjë për tokën e të parëve dhe vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Në këtë akademi, nga një fjalë mbajtën edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-komandanti i Brigadës 137 “Gjakova”, Agron Kryeziu, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti, Erita Gjikolli.
Fjala e plotë e kryeministrit Haradinaj në Akademi:
Të gjithë brezat e Gjakovës, qindra vjet pa u ndalë, i kanë bashkuar pushkët për liri dhe i kanë dalë zot kësaj toke. Sa herë atdheu kërkoi t’i dilej zot, Gjakova dha bijat dhe bijtë e saj më të mirë e më të zot, por brezi i fundit i luftëtarëve të UÇK –së, ishte me fat, sepse ngadhënjeu përfundimisht mbi pushtuesit.
Si sot, 20 vjet më parë, më 7 maj nisi Beteja e Çabratit, e para betejë urbane e UÇK-së, e cila zgjati deri më 9 maj, duke u përfshirë në luftime edhe Brigada 137 Gjakova, e cila dha 21 dëshmorë, si dëshmi se lufta për liri po merrte karakter gjithëpërfshirës. Po ashtu, gjatë këtyre tri ditëve, forcat serbe pas humbjeve që pësuan, u hakmorën barbarisht ndaj 87 civilë shqiptarë, duke i vrarë ata.
Beteja e Çabratit dëshmon për një lloj të ri, modern, të trimit shqiptar – flet për ushtarin urban, një ushtar i edukuar mirë, që sakrifikon çdo gjë për tokën e të parëve dhe vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Jemi në muajt kur anë e kënd Kosovës kanë rënë shumë dëshmorë dhe janë martirizuar mijëra shqiptarë dhe sot kur përulemi me respekt për dëshmorët e kësaj Beteje, jemi krenarë që kujtesa për ta është institucionalizuar duke u shndërruar në kulturë shtetërore.
Kujtojmë po ashtu me dhembje dhe krenari qindra martirët e kësaj ane, kur po përballemi me mohimin e krimeve nga ana e shtetit serb, dhe për këtë Qeveria ka ndërmarrë nismën për ta sanksionuar me ligj mohimin e krimeve gjenocidale, prandaj tani, secili që mohon masakrat dhe tragjeditë e shkaktuara ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë do të mbahet përgjegjës para ligjit.
Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat, zbardhje të fatit të të pagjeturve dhe që ata që urdhëruan dhe ekzekutorët të dalin para gjyqi dhe të marrin dënimin e merituar.
Po ashtu, kemi iniciuar Ligjin për Familjet e Martirëve dhe të Pagjeturve, me çka ata do të realizojnë një të drejtë të munguar gjatë.
Në takimin fundit në Berlin të thirrur nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, edhe një herë fitoi e vërteta jonë, e drejta si Kosovë, Kosovë e 17 shkurtit e bijve dhe bijave më të mirë të Kosovës dhe të Gjakovës. Përpjekjet për ta kushtëzuar Kosovën në proceset e mëtejme dështuan të gjithë.
Ndonëse, Kosova ka ende shumë plagë të hapura, ne jemi për Marrëveshje Përfundimtare me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke dhe njohja e Kosovës duhet të vijë si kërkim falje për 13 mijë viktimat e shkaktuara. Kjo do të ishte hapi i parë drejt pajtimit dhe do të rregullonte pastaj edhe atë që të gjithë e kërkojnë tregtinë e lirë, ose thënë ndryshe heqjen e taksës.
Dua të potencoj në fund, se ne, përmes dialogut të vazhdueshëm me aleatët tanë strategjikë, arritëm t’i mënjanojmë keqkuptimet dhe të rikonfirmojmë pozicionin e qëndrueshëm, se nuk do të ketë kurrfarë korrigjimi kufijsh apo ripërkufizimi territorial në dëm të shqiptarëve.
Marrëdhëniet me ShBA-në kurrë nuk kanë qenë më të mira e më të sinqerta dhe si dëshmi e miqësisë së përhershme me ShBA-në, në Kosovë po qëndron pikërisht sot një delegacion i lartë nga Iowa, prirë nga Gjenerali Timothy Orr, njëri ndër promotorët e thellimit të kësaj miqësie, një mik i madh dhe mbështetës me shpirt i vendit tonë.
Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euro-atlantike dhe njëkohësisht pamundëson shtrirjen e ndikimit dhe interesave të Rusisë në rajonin tonë, e sidomos jemi të vendosur për të mos lejuar që përmes ndonjë “Dodik republike” Serbia të arrijë në lumen Ibër.
Të dashur qytetarë të Gjakovës,
Jemi pra para situatave para të cilave kërkohet vëmendja dhe vigjilenca e të gjithë neve, në të gjitha nivelet tona. Mendoj se është tepër me rëndësi që të kujtojmë rrugën nëpër të cilën kemi rënë për të ardhur deri te liria jonë. Po ashtu, të mos harrojmë se edhe rruga deri në shpalljen e pavarësisë nuk ishte e lehtë, por edhe proceset e mbetura të anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB, janë para nesh.
Duhet të jemi bashkë, duhet të jemi vigjilentë, ndarjes së Kosovës dhe ripërkufizimeve territoriale në dëm të shqiptarëve mendoj se i kemi dhënë përgjigje. Duhet të jemi të bashkuar që t’i japim përgjigjen po ashtu, influencave të tjera si të atyre të tipit të një ‘Dodik republike’, që është Republika Sprska në Bosnjë, e Dodiku i cili tani është problemi më i madh i rajonit, i cili mendon se me Putinin do t’i zgjedhë problemet në Ballkanin tonë.
Ne do të jemi të vendosur ashtu siç kemi qenë në këto ripërkufizimet, pra ashtu si e kemi penguar ndarjen e Kosovës që të pengojmë edhe arritjen e Rusisë dhe influencën e saj përmes një ‘Dodik republike’, ashtu si synohet tash hapi i ardhshëm një Asociacioni komunave me kompetenca që e mundësojnë prezencën dhe ndërhyrjen e mëtejme në jetën tonë të brendshme, jo të Serbisë por të Rusisë.
Duke qenë në këtë ditë ju premtojmë se do të jemi vigjilentë që sakrificën e dëshmorëve dhe të martirëve, sakrificën e brezave dhe të gjitha ato vuajtje të popullit tonë t’i shpërblejmë me të drejtën për jetë të lirë në Kosovë, një Kosovë të pavarur, një Kosovë që është fqinjë i mirë në rajon, po një Kosovë që është euroatlantike, që është e gatshme për anëtarësim në NATO, në BE dhe një Kosovë, po ashtu, që i takon botës që e udhëheq aleati ynë, Amerika.
Nuk do ta kemi të lehtë për ta krijuar një Kosovë të dinjitetshme për jetë edhe për vend pune, derisa nuk ka ndodhë kështu do t’i lusim miqtë që t’na i hapin dyert, qoftë me viza pune, qoftë me mundësi tjera, qoftë me përvojë tjera, specializime. Mirëpo, nuk do të ndalemi së punuari që të gjithë ne ta krijojmë jetën tonë në atdheun tonë në Kosovë. Në këto përpjekje kërkoj ndihmën tuaj, të Gjakovës. Gjakova ka dit mos me munguar asnjëherë në asnjë proces të rëndësishëm, jam i bindur se do të jemi bashkë në proceset tjera që i kemi para nesh.
Edhe njëherë Lavdi të rënëve për liri në Betejën e Çabratit, lavdi luftëtarëve të Gjakovës, të gjitha zonave dhe njësive operative, sepse bijtë tuaj kanë luftuar në të gjitha trevat. E kemi edhe një Pejan që ka rënë bashkë me djemtë dhe vajzat tuaja.
Lavdi të rënëve për liri. Faleminderit! /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
“Biznes global me vlerë 44-70 miliardë euro”- Mediat e huaja jehonë anijes me mbetje të rrezikshme në Durrës
Numër i lartë i armëve pa leje në Kosovë, policia konfiskon mijëra çdo vit
Weber: Fitorja e Trump, sinjal për BE-në që të marrë përsipër rolin që kishte SHBA në Ballkanin Perëndimor
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për "Marrje ryshfeti" në pikën kufitare Vërmicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh