Vetullat ndihmojnë në theksimin e syve, formësimin e fytyrës dhe luajnë një rol të fuqishëm në komunikim.
Sigurisht, jo të gjithë kanë lindur me vetulla të formësuara në mënyrë të përsosur, kështu që për të arritur një pamje estetikisht të këndshme duhet ndihma e estetistes.
Tash e katër vite në vendin tonë për formësimin dhe rregullimin e vetullave të atyre që janë gjithmonë në qendër të vëmendjes – yjet e estradës në Kosovë dhe Shqipëri, po kujdeset Fjolla Beka.
Elita Rudi, Kida, Eni Koçi, Morena Taraku, Adrola Dushi, Lori Hoxha, Oriola Marashi, Tayna, Xhensila Myrtezaj, Luana Vjollca, Sara Hoxha, Dhurata Dora e Samanta Karavella janë vetëm disa nga emrat që i kanë besuar punës së Fjollës.
Falë besimit që ka fituar nga të gjithë që e duan të bukurën, Beka ka arritur që të zhvillojë edhe më tutje biznesin, njëherësh pasionin e saj më të madh. Duke filluar nga ky muaj, qendra estetike e vetullave “Brows By Fjolla” gjendet në një hapësirë më të madhe e shumë eksluzive në Prishtinë që do t’ju bëjë të ndiheni të veçantë me kujdesin dhe enterierin mahnitës.
Qendra tani ka një hapësirë të gjerë, kështu duke mundësuar që çdo kërkesë e klientelës rreth vetullave të përmbushet në një ambient të vetëm.
Telegrafi Për Femra ka vizituar hapësirat e reja dhe ato mund t’i shihni në videon më poshtë:
/Telegrafi/