Hapet aktiviteti “Prite n’Shesh” me pije ushqim e muzikë

Në shesh të kryeqytetit është bërë hapja e aktivitetit “Prite n’Shesh”, i cili pritet të jetë i hapur deri më 31 dhjetor.
26 shtëpiza të drurit gjatë këtyre ditëve do t'u shërbejnë qytetarëve me pije dhe ushqime.
Hapjen e aktivitetit e ka bërë kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama dhe ish-kryetari Shpend Ahmeti.
Tash e disa vjet në prag të festave të fundvitit organizohen aktivitete të tilla deri në pritjen e ndërrimit të motmoteve.
Edhe sonte shumë qytetarë kanë marrë pjesë në hapje të të aktivitetit "Prite n'Shesh".
Nga
Telegrafi
10/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































