LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 11° partlycloudy_day

Hani i Elezit e Kaçaniku për katër vjet përfitojnë minimalisht projekte nga niveli qendror

Hani i Elezit e Kaçaniku për katër vjet përfitojnë minimalisht projekte nga niveli qendror

Komuna e Hanit të Elezit dhe ajo e Kaçanikut gjatë katër vjetëve kanë përfituar minimalisht projekte kapitale nga niveli qendror. Kjo, sipas drejtuesve të këtyre komunave është bërë për qëllime politike, ani pse qytetarët kanë nevojë për projekte infrastrukturore.

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmeti Ballazhi, ka treguar se Qeveria e Kosovës për katër vjet e ka përkrahur këtë komunë me projekte minimale, që sipas tij nuk janë të mjaftueshme.

Ai shpreh shqetësimin se kjo ka ndodhur për shkak se qeveria e deritanishme nuk ka qeverisur edhe me komunat, prandaj i kishte ndaluar mbështetjet për komuna.


“Sa i përket vitit të kaluar kemi pasur nga Qeveria një mbështetje për investime në zgjerimin e një rruge afër kufirit rreth një kilometër e cila është realizuar me bashkë investim të komunës në vlerë prej 70 mijë eurove dhe asgjë më shumë”, ka thënë Ballazhi.

Ndërkaq, Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut pati sqaruar se gjatë viteve të fundit kanë përfituar minimalisht projekte nga niveli qendror, madje me bashkëfinancim.

“Si komunë për katër vjet jemi lënë anash nga niveli qendror, ani pse qytetarët kanë shumë nevojë për projekte. Si komunë me buxhet vetjak jemi munduar maksimum të realizojmë projekte kapitale, ndërkaq niveli qendror ka investuar minimalisht për të mos thënë fare”, pati thënë Ilazi.

Në anën tjetër ministria e Infrastrukturës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit, lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Ekonomi
Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Lajme
“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

Magazina
Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Kalo në kategori