Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e re do t’i rrisë pagat për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, varësisht nga shkalla e rritjes ekonomike.
Ai ka deklaruar se megjithkëtë, bazë e rritjes ekonomike mbetet sektori privat, i cili duhet të përkrahet në mënyrë që ekonomia e vendit të fuqizohet.
“Si rezultat i rritjes ekonomike dhe zvogëlimit të informalitetit normalisht rritet buxheti dhe si rrjedhojë rriten edhe pagat. Rritje të pagave do të ketë, për të gjithë ata që marrin para nga shteti”, tha Hamza, në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Bazë e rritjes ekonomike duhet të jetë sektori privat. Sektori publik është pothuaj i plotësuar me numër të të punësurave. Ne duhet ta mbështesim dhe të orientohemi kah sektori privat”.
“Sektori privat ka nevojë për përkrahje, për qasje në financa. Nëse shtohet prezenca financiare në Fondin për Garantimin e Kredive ne do të kemi mundësi që të rrisim deri në 250 milionë euro vlerën e kredive që mund të merren brenda kësaj kornize”, tha ai.
Hamza ka folur edhe për nivelin e pagave në sektorin privat, duke dhënë sqarime se pse mendon ai që ky sektor në një pjesë të rasteve i ka pagat më të ulëta se ai publik.
“Sektori privat duke shfrytëzuar nivelin e lartë të papunësisë i ka mbajtur pagat të ulëta, për të fituar vet më shumë dhe paguar paga më pak. Nuk është se disa ndërmarrje nuk kanë kapacitete për të dhënë paga më të larta. Ndërmarrjet e mëdha ofrojnë paga shumë më të larta se sektori publik, në shumicën e rasteve”, tha Hamza.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!