LAJMI I FUNDIT:

Gyltene Sylejmani emërohet u.d e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës

Gyltene Sylejmani emërohet u.d e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e njëqind e shtatëdhjetë e nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.

“Gjatë këtij takimi, janë shqyrtuar raportet vjetore të punës 2016 të tre gjykatave themelore, Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjykatës Themelore të Ferizaj.

Përpara anëtarëve të Këshillit këto raporte i kanë shfletuar kryetarët e këtyre gjykatave të cilët diskutuan për sfidat dhe kërkesat që kanë këto gjykata, por pa harruar edhe të arriturat. Këto raporte u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit”, thuhet në njoftimin për media.


Në mbledhjen e sotme, Këshilli ka caktuar Gyltene Sylejmanin ushtruese e detyrës së kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës deri në dekretimin e kryetarit nga Presidenti i Republikës.

“Aktualisht, gjyqtarja Sylejmani është gjyqtare dhe zëvendës kryetare e Gjykatës Supreme.
Gjithashtu, Këshilli caktoi Valid Limanin ushtrues detyre i drejtorit të Sekretariatit të KGjK-së, i cili aktualisht është drejtor i Administratës Qendrore në SKGjK.

Dhe në fund, Këshilli autorizoi kryesuesin Nehat Idrizi të nënshkruaj Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Këshillit

Gjyqësor të Kosovës dhe Fakultetit Juridik në Prishtinë”, thuhet më tej në njoftim.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori