Jose Maria Gutierrez Hernandez, i njohur më mirë si Guti, kishte cilësi të jashtëzakonshme dhe tifozët e Real Madridit e adhuronin.
Por, portieri Dani Aranzuba do të mbajë atë në mend gjatë gjithë jetës, posa t’i dëgjojë emrin, pasi në kohën kur ishte te Deportivo la Coruna kishte mbetur i befasuar nga ai.
Los Blancos ishin në një kundërsulm ndaj kundërshtarëve të tyre nga La Liga, derisa Guti ishte me topin përpara dhe kishte dalë vetëm me portier.
Por, spanjolli vendosi të mos gjuante në portë, duke dhuruar njërin ndër asistimet më të mira në histori të futbollit, atë pa shikuar fare.
Topi më pas kishte kaluar në këmbët e Benzemas që arriti të shënonte me lehtësi për rezultatin 3-0.
Guri kishte bërë mbi 400 paraqitje për madrilenët në 24 vite qëndrimi në Santiago Bernabeu gjersa gjithmonë ishte nënvlerësuar për cilësitë e tij. /Telegrafi/
This backheel assist was… GUTI-LICIOUS. 😅@GUTY14HAZ pic.twitter.com/AtNBF4VEfL
— LALIGA English (@LaLigaEN) March 24, 2019