LAJMI I FUNDIT:

Guardiola paralajmëron largimin nga Man City – i ‘shkel syrin’ kombëtares së njohur

Guardiola paralajmëron largimin nga Man City – i ‘shkel syrin’ kombëtares së njohur

Është një pyetje që zgjat prej muajsh: a do të qëndrojë Pep Guardiola tek Manchester City përtej sezonit 2024/2025, apo do të largohet për një aventurë të re?

Më herët gjatë muajit maj, City kishte fituar titullin e Ligës Premier për herë të katërt radhazi, i 17-ti për ta nën regjimin e Pep Guardiolës.

Por pasi fituan një tjetër trofe, Guardiola kishte dhënë një lajm të madh për të ardhmen e tij.


“Realiteti është se jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar për këtë me klubin, ndjenjat e mia janë se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm dhe gjatë sezonit do të bisedojmë, por tetë ose nëntë vite – do të shohim”, ka thënë Guardiola.

Është raportuar gjerësisht se Guardiola mund të marrë drejtimin e një kombëtareje pasi ishte lidhur me Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani, sipas një raportimi nga The Athletic është sugjeruar se Guardiola ‘e pëlqen idenë’ që ta drejtojë Brazilin.

Në fakt, ai ishte ‘zemëruar’ kur Federata e Futbollit e Brazilit ishte distancuar nga raportimet se ata po punojnë për emërimin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e Barcelonës.

Guardiola ka qenë i zëshëm për ‘ëndrrën’ e tij për të drejtuar ndonjë kombëtare në të ardhmen.

“Në jetët tona ne kemi ëndrra të cilat do të donim t’i realizonim në të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp në vitin 2018./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori