LAJMI I FUNDIT:

Grupi punues i Qeverisë së u takua me përfaqësues të Sindikatës së AOJSH, kërkohet ndërprerja e grevës

Grupi punues i Qeverisë së u takua me përfaqësues të Sindikatës së AOJSH, kërkohet ndërprerja e grevës

Grupi punues i përbërë nga zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, zëvendësministri i financave, Filip Nikolovski dhe zëvendësministrja e drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të Sindikatës së të punësuarve në administratë, në organet e jurisprudencës dhe në shoqatat e qytetarëve (AOJSH), i cili është në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme, sistematike dhe të qëndrueshme për situata të caktuara në organet e drejtësisë dhe prokurorisë publike, njoftojnë nga shtpi i Qeverisë.

“Në takim u rikonfirmua se përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe transparent nga të dyja palët, me respekt të ndërsjellë, mund të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me punonjësit e organeve të drejtësisë dhe prokurorisë publike, gjë që do të kontribuonte në përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor në vend.

Duke pasur parasysh se të dyja palët janë afër gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke, e cila do të nënkuptojë avancimin e dialogut social, përfaqësuesit e Qeverisë hapën çështjen e pezullimit të grevës së punonjësve të organeve të drejtësisë dhe prokurorisë publike, gjë që do të inkurajonte më tej atmosferë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok”, thuhet në njoftim.


Përfaqësuesit e grupit punues, shtojnë nga atje, theksuan edhe një herë përkushtimin e Qeverisë ndaj parimeve të zhvillimit të një dialogu social të hapur dhe gjithëpërfshirës me të gjitha organizatat sindikale, i cili është gjithmonë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve sistematike, të drejta, të barabarta dhe solidare për të gjitha çështjet e hapura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori