LAJMI I FUNDIT:

Grupi metal Krieg, promovon të shtunën albumin e parë

Grupi metal Krieg, promovon të shtunën albumin e parë

Krieg është grup që i zhanrit të muzikës groove/death metal. I formuar ne vitin 2011 në Prishtinë, Krieg ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, si: “Rock Për Rock”, “Beerfest”, “Beer and Wine Fest” etj. Në vitin 2014, në festivalin e përvitshëm “Rock Live” në Prizren, grupi fitoi vendin e parë.

Në vitin 2015 Krieg realizoi këngën e quajtur “Autokton” e cila pastaj u shfrytëzua për filmin e metrazhit të shkurtër “Toka”. Krieg këtë vit realizoi albumin e parë, që quhet “Movement II”. Albumi ka gjashtë këngë origjinale.

Promovimi do të bëhet të shtunën, më 7 korrik, në teatrin Oda prej orës 21:00. Mysafirë do të jenë edhe grupet “Frisson” dhe “Elektorati Intelektual” nga Prishtina. Hyrja është falas. /Telegrafi/