Një dasmë do të zhvillohet sonte (e diel) në Big Brother VIP Albania 4.
Çifti që u zgjodh nga konkurrentët ishte Joz Marku me Loredanën, ndonëse pati në garë edhe tjerë.
Ata më pas zgjodhën dëshmitarët dhe larguan dy banorë nga kjo ceremoni: Laertin dhe Rozanën.
E për të performuar si surprizë në shtëpi do të vijë grupi i famshëm i muzikës, “Fisnikët”.
“”Fisnikët”, grupi ikonik i muzikës shqiptare, sot të ftuar në dasmën e “Big Brother Vip” si një surprizë për banorët dhe për kënaqësinë e gjithë publikut”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.
Për këtë mbase do të jetë i lumtur Jozi, i cili interpretoi këngën e tyre ditë më parë, në një nga spektaklet ku në fokus ishte historia me Loredanën dhe babanë e saj.
Pritet të shihet se si do të jetë Jozi si dhëndër e Lori si nuse me fustan nusërie të bardhë. /Telegrafi/