Gruaja që sfidoi regjimin Pinochetit
Paz Errazuriz ishte mësuese e shkollës fillore kur presidenti kilian Salvador Allende u rrëzua me puç ushtarak në vitin 1973. Pas ndërrimit të pushtetit, nisi të fotografonte rrugët e Santiagos, transmeton Telegrafi.
"Ishte mënyrë për të bërë rezistencë politike”, thotë ajo në një video të realizuar nga BBC, pjesë e serisë "Përmes objektivit".
Nën shënjestrën e Policisë, që rregullisht kontrollonte shtëpinë e saj, Errazuriz gjente mënyra më pak të dukshme për t'u përballur me regjimin.
"Ju mund të punoni në metafora, mund të punoni ndryshe - një mënyrë për t'i shmangur ata", thotë ajo për mënyrën se si sfidoi ushtrinë përmes fotografisë. "E dija se çfarë duhej fshehur dhe si”.
Errazuriz e ktheu objektivin te komunitetet e margjinalizuara, siç janë pacientët psikiatrikë dhe interpretuesit e cirkut nën diktaturë. Ndërsa, e nisi projektin “Molla e Adamit” më 1981, duke krijuar portrete të prostitutave të cilët shpesh ishin torturuar dhe rrahur nga regjimi i Pinochetit. Shumë prej tyre më vonë vdiqën nga sëmundjet që lidhen me AIDS.
Në video ajo përshkruan edhe se si shmangu censurën për të zbuluar grupet e harruara.
"Ata flasin për të huajt ose për pakicat - për mua ata janë ... jo të huaj, vetëm se margjina është aty ku fuqia duket ndryshe. Ju duhet t'i shfaqni njerëzit ose t'i bëni të mësojnë se si duhet të duken”.
Dokumentarin për të mund ta shihni: KËTU. /Telegrafi/






























