Site icon Telegrafi

Greva e naftetareve, një grua tenton vetëflijimin

Mimoza Muhameti, pjesëtare e grevës së urisë në Ballsh, tentoi të vetë flijohet duke prerë damarët mbrëmjen e djeshme.

53 vjeçarja e ndërmori këtë veprim pasi nuk ka shprese për zgjidhje. Veprimin ekstrem të 53 vjeçares ka mundur ta parandalojë një tjetër greviste. Prej 24 ditësh gratë naftëtare kanë hyrë në grevë urie për pagat e prapambetura të fituara me ligj. Gjendja e tyre shëndetësore por edhe psikologjike është rënduar së tepërmi.

Grevistet janë të indinjuara nga indifereca jo vetëm e qeverisë dhe kryeministrit, por edhe nga presidenti i republikës, i cili ditën e djeshme ndau dy dekorata në Bylis dhe nuk i vizitoi grevistet e urisë.

Kreu i sindikatës Sokol Dautaj thotë se prej një viti vazhdojnë protestat e naftëtarëve. Ai është shpresë plotë se kërkesat e tyre do të plotësohen duke gjetur zgjidhje me kryeministrin. /tch/

Exit mobile version