LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në Gjilan, dy persona me sprej e maska ia marrin viktimës 100 mijë euro

Grabitje në Gjilan, dy persona me sprej e maska ia marrin viktimës 100 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një rast i grabitjes në Gjilan, ku dy persona të maskuar duke përdorur sprej kanë arritur që viktimës, shtetas i Kosovës t’ia grabisin një çante në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në ora 08:45 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.


Ndërkaq, Kallxo.com mëson se bëhet fjalë për grabitjen e 100 mijë eurove, të cilat 60 vjeçari po i mbante në një çantë e të cilat po i dërgonte në këmbimore. Viktima rreth moshës 60 vjeç, në polici ka deklaruar se ka në pronësi një këmbimore dhe paratë ishte duke i dërguar aty.

E Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit njofton se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje”.

Të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori