LAJMI I FUNDIT:

Google + përjashton përdoruesit me emra të rremë

Google + përjashton përdoruesit me emra të rremë

Vetëm pas tre javësh në treg, Google + ka treguar një tjetër opsion të paparë ndonjëherë në rrjetët ekzistuese sociale. Punonjësit e policisë në këtë rrjet, kanë përjashtuar të pakëtn gjashtë persona të cilët ishin regjistruar me emra të rremë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Google, të cilët sqarojnë se kjo masë është marrë pasi profilet e hapura në Google kanë për qëllim të jenë publike, në mënyrë që të ndihmojë në lidhjen më të lehtë mes miqve. Për të realizuar këtë Google tregon se përdoret gjurmuesi i fotografive ose krahasuesi i të dhënave me rrjetet e tjera sociale.

Por ndonëse në dukje një lajm i mirë, shumë përdorues kanë ngritur shqetësimin për cënimin e tyre të privatësisë. Ata thonë se përdoruesit duhet të jenë ata që të përcaktojnë se me çfarë emri apo të dhënash duan të rregjistrohen, për të hapur një faqe të re. /Telegrafi/