Nëse nuk keni qenë pilot, nuk ka gjasa që të dëshironi që vendi juaj i fundit të pushimit të jetë një pistë.
Por është vendi ku ky çift do të kalojë pjesën tjetër të përjetësisë krah për krah për një arsye mjaft të çuditshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nëse jeni ndonjëherë në një fluturim brenda ose jashtë aeroportit Savannah/Hilton Head, ose thjesht po shikoni në Google Maps, mund të dalloni këtë gjë në pistë.
Kjo për faktin se nën asfaltin e qendrës së udhëtimit në shtetin amerikan të Georgia, pushojnë Catherine dhe Richard Dotson, së bashku me dy nga të afërmit e tyre.
Çifti është varrosur në gjysmën perëndimore të aeroportit, buzë pistës 10 dhe 28, dhe kjo ka ndodhur më shumë se 140 vjet më parë.
Por pse përfunduan “duke pushuar” pikërisht pranë ‘pistës më aktive’ në aeroport?
Epo, duhet të kthehemi pak pas në kohë për ta shpjeguar se kjo ndodhi shumë kohë përpara se aeroporti Savannah/Hilton Head të ndërtohej për herë të parë në vitin 1960.
Në atë kohë, Dotsonët zotëronin tokën.
Vendi njihej si Cherokee Hills dhe çifti – të cilët të dy kanë lindur në 1797 – kaluan shumë vite të lumtura atje së bashku, duke shijuar pesë dekada martesë. /Telegrafi/