Site icon Telegrafi

Golden State Warriors mposhtin Boston Celtics dhe fitojnë kampionatin në NBA, Curry shpallet MVP

Golden State Warriors kanë arritur të fitojnë kampionatin e katërt të NBA në tetë vjet, pasi kanë mposhtur në finale Boston Celtics me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Mëngjesi i së premtes na ka njoftuar me kampionin e ri të NBA për edicionin 2021/22 me Warriors që kanë arritur të fitojnë trofeun.

Deri te fitorja erdhi pasi Warriors fituan ndeshjen e gjashtë finale ndaj Celtics me rezultat 103:90 në ndeshjen e zhvilluar në TD Garden.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat relativisht të ngushtë 27:22 për Warriors, ndërsa pjesa e parë u mbyll me një epërsi më komode 54:39.

Në pjesën e dytë apo më saktë në çerekun e tretë Celtics patën një ngritje duke fituar 27:22, por kjo nuk mjaftoi që çereku të mbyllet me epërsi 76:66.

Çereku i fundit dhe ai vendimtar ishte përsëri më i mirë për Warriors të cilët veçse ngritën epërsinë dhe në fund triumfuan me rezultat 103:90.

Me këtë fitore, Warriors arritën të fitojnë titullin kampion në NBA për edicionin 2021/22, i cili ishte i katërti në tetë vjet dhe i shtati në histori.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes padyshim se ishte Stephen Curry me 34 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, duke u zgjedhur edhe MVP i finales. /Telegrafi/

 

Exit mobile version