LAJMI I FUNDIT:

Specialja refuzon kërkesën e Kadri Veselit për lirim nga paraburgimi

Specialja refuzon kërkesën e Kadri Veselit për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ben Emmerson kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou.


Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen nga Specialja për krime lufte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori