Zyrtari për paga dhe pagesa i Komunës së Rahovecit, Hasan Hoti, akuzohet se pagoi me mjetet e buxhetit të Komunës fatura të rrymës të dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij.
I akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, zyrtari i Komunës së Rahovecit, Hasan Hoti, tha në Gjykatën e Gjakovës se nuk e di se si ka ndodhur që me mjete të Komunës ka paguar fatura të energjisë elektrike të disa objekteve private.
“Si ka ndodhë që bash kjo banesë është pagu me buxhet të Komunës, atë unë nuk e di. Unë kam pagu banesa vetëm nëpërmjet faturave që ka pru KEDS-i për njehsorët e Kuvendit Komunal . Unë kurrë nuk kam çu sen në KEDS, qysh e kanë pagu KEDS-i le të merren punëtorët e KEDS-it”, tha në seancën ku dha mbrojtjen e tij i akuzuari Hoti.
Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com përshkruhet mënyra se si Hoti në cilësinë e personit zyrtar kishte keqpërdorur mjetet buxhetore të komunës së Rahovecit për të paguar faturat e rrymës të dy banesave private, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me veprimet e tij e ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Rahovecit në vlerë të përgjithshme prej 2 mijë e 371 euro.
“Në periudhën kohore nga muaji tetor i vitit 2010 e gjer më 22.04.2014 në Rahovec duke qenë në pozitën e personit zyrtar për paga dhe pagesa në Kuvendin Komunal të Rahovecit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që për periudhën e lartcekur kohore ka futur në faturat e pagesave të rrymës të shpenzuesve të energjisë elektrike pagesa e të cilave shpenzime bëhet nga buxheti i Komunës së Rahovecit njehsorin e shfrytëzuesit privat G.G. në shumën prej 1.394.35 euro si dhe njehsorin e shfrytëzuesit privat N.H., duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Rahovecit në shumë të përgjithshme prej gjithsejtë 2.371.90 euro”, thuhet ndër të tjera në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Shpallja e aktgjykimit në rastin kundër zyrtarit për paga dhe pagesa të Komunës së Rahovecit do të bëhet të martën. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja