Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Haxhi Selmanaj ka deklaruar se tani të ndjerin Z.K. e kishte goditur me thikën e vëllait të tij.
I pandehuri deklaroi se në ditën kritike ka komunikuar me vëllain e të ndjerit Z.K. dhe se i njëjti i ka kërkuar që të takohen me pretendimin se i ka borxh atij.
I pyetur nga mbrojtësi i tij, avokati Esat Gutaj në lidhje me kronologjinë e rastit, ai deklaroi se pasi që ishin takuar me të ndjerin E.K, i njëjti kishte filluar ta ofendonte dhe ta godiste.
“Ai filloi e më ofendoi me të sharë ‘ta q…robtë’. E pyeta pse më ke thirr, mirëpo ai u përgjigj “ti m’ke borxh’, menjëherë në atë moment ai ma mëshoi me shuplakë në fytyrë”, tha Selmanaj.
Tutje, ai shtoi se pasi që ishte larguar kishte vërejtur se tani i ndjeri ishte duke e ndjekur nga mbrapa me një dru në dorë, kurse Z.K ishte pas tij duke e gjuajtur me gurë.
Selmanaj ka deklaruar se pasi që tani i ndjeri e kishte goditur në kokë, ai kishte ra në tokë duke e mbajtur në dorë thikën e vëllait të tij Zeqirit, përderisa i njëjti vazhdonte ta godiste.
Ai thotë se nga frika, kishte goditur tani të ndjerin me thikë dhe më pas ishte larguar, duke shtuar se qëllimi nuk ishte që ta godiste, por vetëm ta largonte nga vetja.
Nga pyetjet e avokatit Gutaj, se si njiheshin me tani të ndjerin, ai tha se me të dhe vëllain e tij kishin qenë miq të ngushtë dhe se takoheshin çdo ditë.
Selmanaj shtoi se në ditën kritike nuk kishte pasur thikë me vete dhe se arsyeja pse i janë gjetur dy thika është se, në shtëpi, pasi që ka ndodhur rasti, kishte marrë edhe një thikë pasi që ishte i frikësuar. Në fund, i akuzuari ka shprehur keqardhje për rastin që kishte ndodhur, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, i pyetur nga ana e prokurorit Genc Nixha se pranë cilës deklaratë qëndron, Selmanaj u përgjigj duke theksuar se qëndron pranë deklaratës së dhënë në seancën e sotme.
Ndërsa, në pyetjen e avokatit të palës së dëmtuar, Ferit Kryeziu, Muhamet Shalaj, se në ditën kritike, gjatë kohës së sulmit me të ndjerin, a e kishte sulmuar edhe dikush tjetër, Selmanaj ka deklaruar se askush nuk e kishte goditur.
“Jo, nuk më ka goditur askush”, tha ai.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 15 korrik 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ka privuar nga jeta tani të ndjerin E.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Z.K, vëllai i të ndjerit.
Në aktakuzë thuhet se tani i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, ku kishte dalë dhe ishte nisur në drejtim të të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerrë thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës E.K.
Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”.
Ndërsa, sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror, mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.
Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi