LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit më 30 gusht do të vendos për burgosjen e Gruevskit

Gjykata e Apelit më 30 gusht do të vendos për burgosjen e Gruevskit

Gjykata e Apelit më 30 dhe 31 gusht do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për ankesën e Nikolla Gruevskit për dënimin me burg në lëndën “Tanku”.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka shkruar aktgjykimin për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në mbi 200 faqe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”
Lexo po ashtu Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”

Pas dënimint me burg prej 2 vite për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, Nikolla Gruevski përmes avokatëve të tij dorëzoi ankesë për vendimin e gjykatës.


Përndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor në lëndën “Tanku”. Ish-kryeministri u dënua me 2 vite burg efektiv, ndërsa Popovski me 6 vite dhe 6 muaj burg efektiv./Telegrafi/