Gjykata Supreme Amerikane ka dëgjuar të hënën argumentet nëse gjuha e dhunshme e postuar në rrjetet sociale mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane që ka të bëjë me lirinë e shprehjes.
Amendamenti i parë përveç që mbron fjalën e lirë, ai mbron edhe lirinë e fesë dhe të grumbullimit paqësor.
Argumentet që dëgjoi Gjykata lidhen me rastin e ashtuquajtur Elonis kundër Shteteve të Bashkuara, rreth çështjes nëse një mesazh në Facebook mund të konsiderohet si një "kërcënim i vërtetë,” pasi "kërcënimet e vërteta" nuk mbrohen me Amendamentin e Parë. Kjo nuk do të jetë një çështje që zgjidhet lehtë pasi duhet të vendoset nëse dallon kërcënimi i bërë gojarisht, nga kërcënimi i postuar në internet.
Një gjykatë themelore në shtetin Pennsylvania e kishte dënuar të pandehurin Anthony Elonis me rreth katër vjet në burg për shkak të postimeve të tij në Facebook ku kërcënonte ish gruan e tij që e kishte braktisur.
Postimet e tij kishin qenë ‘shprehje artistike’, përmes vargjeve të muzikës ‘rap’ sipas tij, të mbrojtura me amendamentin e lirisë së fjalës ndërsa ndër kërcënimet që kishte përdorur ishte edhe shprehja ‘do të prej në fyt.’
Por si do të vendosë Gjykata Supreme Amerikane? Ka të tillë që mendojnë se nëse ‘kërcënimi’ do të sanksionohet me ligj atëherë një vendim i tillë mund të mbysë lirinë e shprehjes në internet, veçanërisht në mesin e artistëve. Ai mund të ketë një efekt censurues tek rrjetet sociale si Facebook deri edhe tek portalet informative.
Në anën tjetër, një vendim ndryshe mund të ndikojë në rritjen e numrit të rasteve të ngacmimeve dhe kërcënimeve online. Sidoqoftë vendimi për këtë rast mund të ketë implikime të mëdha për mënyrën se si i përdorim rrjetet sociale, jo vetëm në Amerikë, ndërsa vendimi i Gjykatës Supreme pritet të jepet në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Sa para, aq muzikë në YouTube
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa