Site icon Telegrafi

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hetojë pretendimet për krime gjatë agresionit rus në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale, do të hap hetimet mbi pretendimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e mjaftueshme të besohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që janë kryer në Ukrainë”, tha Karim AA Khan, prokuror, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi im është që të kryhen hetime mbi pretendimet për krime që mund të jenë kryer në konfliktin e zhvilluar në territorin e Ukrainës”, tha ndër tjera Khan.

Kujtojmë që Ukraina i kishte bërë thirrje Gjykatës që të fillojë hetimet ndaj Rusisë dhe Putinit, për krimet e kryera në Ukrainë gjatë këtyre pesë ditëve të agresionit në territorin e Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version