Ekspertët britanikë të cilët merren me çrregullimet e ushqyerjes, pesë vitet e fundit kanë vërejtur ngritje të madhe (67%) të rasteve kur meshkujt vuajnë nga anoreksia. Ndërmjet të sëmurëve shumë më të shpeshtë janë tinejxherët.
Shkencëtarët në Britani të Madhe, për herë të parë pas shumë vitesh që merren me anoreksi (çrregullim psikik me ç’rast pacienti në gjendje të vetëdijshme nuk merr ushqim me qëllim që të dobësohet), në disa lokacione britanike, madje, kanë vërejtur raste më të shpeshta të meshkujve sesa femrave me këtë gjendje.
Pesë vitet e fundit vërehet një rritje e numrit të meshkujve të cilët vuajnë nga anoreksia për 67%. Ndërmjet këtyre meshkujve, numri më i madh janë të rinj, ndërsa si shkaktarë kryesorë konsiderohet të jetë presioni i vazhdueshëm i shoqërisë që mashkulli duhet të duket bukur.
Në bazë të llogaritjeve, meshkujt përbëjnë 5-10% të numrit të përgjithshëm të pacientëve të cilët vuajnë nga çrregullimet e ushqyerjes.
Megjithatë, ekspertët pohojnë se numri i meshkujve që vuajnë nga anoreksia është shumë më i madh se ai që tregohet, mirëpo meshkujt e konsiderojnë anoreksinë si “sëmundje të femrave” dhe për këtë arsye nuk paraqiten te mjeku.
Më herët vetëm femrat janë paraqitur në ballinat e revistave, për linjën e tyre të dobët trupore, ndërsa kohëve të fundit edhe meshkujt modelë paraqiten nëpër revista, dhe ky është nj rrezik që anoreksia të përhapet edhe më shumë te meshkujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania