Memphis Depay është i kënaqur me pritjen që ka marrë nga Atletico Madridi, teksa ka folur edhe për debutimin me Los Colchoneros.
Depay u largua nga Barcelona për te Atletico Madridi para disa ditësh dhe bëri debutimin e tij në fitoren e djeshme 3-0 kundër Real Valladolid.
“Gjithçka ka shkuar mirë. Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin Diego Simeone dhe jam i etur të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka thënë fillimisht Depay.
🆕🦁❤️🤍 pic.twitter.com/dU1vg0T5kT
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 21, 2023
“Është një klub shumë i madh, me një histori mbresëlënëse. Kam dëgjuar shumë histori të mira prej tyre. Ata donin që unë të isha këtu. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme në vendimin tim për të ardhur”.
“Gjëja më e rëndësishme është se Simeone dëshiron që unë të ndihem si në shtëpinë time. Kjo më emocionon. Ai njihet për pasionin e tij për klubin dhe tani ai dëshiron që unë të jem gati sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai më pëlqente kur isha në Lyon”.
❤️🦁🤍 pic.twitter.com/Cx7WbQmmIu
— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 21, 2023
Depay preku edhe bisedat me Antoine Griezmann, i cili më parë kishte luajtur me të në Barcelonë përpara se të kthehej te Atletico.
“Ai më tha shumë gjëra të mira. Njerëzit janë të mirë, por të jem i sinqertë, kjo nuk ishte një surprizë. Ata më kanë pritur me krahë hapur dhe tani dua të filloj dhe të luaj me ekipin sa me shpejt që është e mundur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/