Ndërsa udhëheqësit e G20 u zotuan të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të vaksinave, ilaçeve dhe testeve për COVID-19 në mënyrë që vendet e varfra të mos mbeten jashtë, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania secila njoftoi planet për të filluar vaksinimet në vendet e tyre në dhjetor, ndërsa Spanja tha se do të fillonte administrimin e vaksinës për qytetarët e saj në janar të vitit të ardhshëm.
Kështu shkruan mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit, Britania mund të japë miratimin rregullator të vaksinës së Pfizer-BioNTech ndoshta këtë javë, madje edhe para se SHBA ta autorizojnë atë, përcjell Telegrafi.
Pfizer dhe BioNTech mund të sigurojnë autorizimin urgjent të SHBA-së dhe Evropës për vaksinën e tyre ndaj COVID-19 muajin tjetër pasi rezultatet përfundimtare të provës treguan një sukses 95% dhe pa efekte anësore serioze.
Ndërkohë, Moderna javën e kaluar lëshoi të dhëna paraprake për vaksinën e saj që tregon efektivitetin 94.5%.
Dhe rezultatet më të mira se sa pritej nga dy vaksinat, të dyja të zhvilluara me teknologjinë e re, kanë rritur shpresat për një lehtësim të një pandemie që ka vrarë më shumë se 1.3 milion njerëz.
Në SHBA, kreu i programit të vaksinave të SHBA-së, Moncef Slaoui, tha se amerikanët e parë mund ta marrin atë deri më 11 dhjetor.
Duke cituar burime qeveritare, mediumi britanik The Telegraph gjithashtu tha se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar tha që ishte gati ta administronte atë deri më 1 dhjetor.
Gjermania mund të fillojë gjithashtu administrimin e vaksinave ndaj COVID-19 që në muajin tjetër, u citua të thoshte të dielën ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.
Ai tha se Spanja dhe Gjermania ishin vendet e para të Bashkimit Evropian që kishin një plan të plotë vaksinimi.
“Ka arsye të jemi optimistë se do të ketë miratim për një vaksinë në Evropë këtë vit”, tha Spahn në një intervistë me RedaktionsNetzwerk Deutschland. “Dhe atëherë ne mund të fillojmë menjëherë”.
Spahn tha se ai kishte kërkuar nga shtetet federale të Gjermanisë që qendrat e tyre të vaksinimit të ishin gati deri në mes të dhjetorit dhe se kjo po shkonte mirë.
Gjermania ka siguruar më shumë se 300 milionë doza vaksinash përmes Komisionit Evropian, kontratave dypalëshe dhe opsioneve tjera, tha Spahn, duke shtuar se kjo ishte më se e mjaftueshme dhe madje la hapësirë për të ndarë doza me vendet e tjera.
Ndërkohë, shkruan më tej The Guardian, përcjell Telegrafi, Spanja do të fillojë një program gjithëpërfshirës të vaksinimit në janar dhe pret që të ketë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë brenda tre muajve, tha të dielën kryeministri, Pedro Sanchez.
“Fushata do të fillojë në janar dhe do të ketë 13,000 pika vaksinimi”, tha Sanchez në një konferencë shtypi pas një samiti dy-ditor në internet të drejtuesve të G20.
“Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të jetë në gjendje të vaksinohet, me të gjitha garancitë, në tremujorin e parë të vitit”.
Veç këtyre, shkruan The Guardian, Unicef tha se po punonte me më shumë se 350 linja ajrore dhe kompani transporti mallrash për të shpërndarë vaksinat dhe një miliard shiringa në vendet e varfra si Burundi, Afganistani dhe Jemeni si pjesë e Covax, një plan global i ndarjes së vaksinave për COVID-19 me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale