Sipas mediave të huaja, "Half-Life 3" jo vetëm që ekziston, por mund të jetë e gatshme shumë shpejtë.

Sipas tyre, loja ndodhet në fazën e testimeve të gjera dhe se Valve mund të jetë duke u përgatitur për një shpallje zyrtare këtë vit, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, derisa Valve të flasë vetë, fansat këshillohen ta presin lajmin me optimizëm të kujdesshëm.

Zhvillimi i Half-Life 3 thuhet se filloi rreth vitit 2013 ose 2014. /Telegrafi/