LAJMI I FUNDIT:

Gjini i Portokallisë, me ironi për korrupsionin (Video)

Gjini i Portokallisë, me ironi për korrupsionin (Video)

Aktori i humorit Bes Kallaku ka zgjedhur të bëjë një ironi therëse përballë gjyqtarëve për korrupsionit në radhët e drejtësisë, por mesa duket gjyqtarët dhe prokurorët kanë dashur ta kalojnë pa siklet këtë situatë, duke e lënë të gjithën në kuadrin e një barsolete, teksa kanë qeshur dhe e kanë duartrokitur.

Gjatë promovimit të librit të mikut të tij, gjyqtarin Florian Kalaja, humoristi i Portokallisë ka treguar historinë e dy hajdutëve të cilët takohen në burg, njëri për vjedhjen e disa miliona eurove dhe tjetri për vjedhjen e një mullari me barë që ka një fund të hidhur për drejtësinë shqiptare.

Kjo pasi ky i fundit – citon Kallaku – është shprehur: “Unë e kam keq se unë kam vjedhur një karrocë me bar dhe ata që na gjykojnë ne nuk hanë barë”.


Me batutat e Kallakut për “tarifat” e drejtësisë kanë qeshur dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kryetar gjykatash dhe madje Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë përsipër detyrën e reformimit të këtij sektori.