LAJMI I FUNDIT:

Gjermania vazhdon përkrahjen financiare për Kosovën

Gjermania vazhdon përkrahjen financiare për Kosovën

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë. /Telegrafi/