Gjermania ka shënuar fitore ndaj Holandës me rezultat 1-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Gjermania e nisi ndeshjen shumë mirë, duke shënuar që në start me Jamie Leweling, por që goli u anulua nga VAR.
Edhe pse gjermanët dominuan në pjesën e parë me raste, nuk arritën të gjenin rrjetën.
Por me të filluar pjesa e dytyë, Jamie Leweling gjeti rrjetën për 1-0 në minutën e 63-të.
Devant la cage NO LACKING COMME LEWELING vraiment https://t.co/f7rNH7pMBv
— RoPix (@TheRoPix) October 14, 2024
Holanda ka mundur të barazojë në minutën e 77-të, por gjuajtja e Xavi Simons u ndal në shtyllë.
Ndeshja nuk solli më gola dhe Gjermaniua mori fitoren që e mban lider me 10 pikë në grupin 3, duke lënë pas Holandën dhe Hungarinë me nga 5 pikë. /Telegrafi/