Gjendet i vdekur një 79 vjeçar në Skenderaj, dyshohet për vetëvrasje

Një person, 79 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij sot rreth orës 06:30 në fshatin Burojë të Skenderajt, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 06:30 është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































